Maliqi tregon kush do të dalë humbës e kush fitues nga koalicioni LDK-VV

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se ai që lëshon pe në bllokadën e koalicionit VV-LDK do të jetë fitues, ndërsa kokëforti humbës.

Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Maliqi ka thënë se ai që lëshon pe për koalicion do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer.

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se LDK-VV tashmë tre muaj nuk po arrijnë të nëshkruajnë koalicion për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e pozitave.

Dy partitë vazhdimisht po refuzojnë ofertat e njëra tjetrës ku posti i Presidentit dhe Kryeparlamentari mbeten probleme kryesore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu