Man United i frikshëm, për 6 minuta shënon tre gola

Manchester United është duke e mposhtur 3-0 skuadrën e Tranmere Rovers. Man United e ka nisur furishëm sfidën kundër Tranmere Rovers që po zhvillohet në kuadër të FA Cup.

Pas 16 minutave, ‘Djajtë e Kuq’ po fitojnë 3-0. Rezultati u zhbllokua nga kapiteni, Harry Maguire në minutën e 10-të. Për 2-0 shënoi Diogo Dalot në minutën e 13-të, kurse për 3-0 realizoi Jesse Lingard në atë të 16-të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu