Manastir, 66 vjeçari që ishte në izolim gjendet i vdekur, dyshime se ishte me koronavirus

Një 66-vjeçar nga Manastiri që ishte në izolim për 13 ditë, dje ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat maqedonase. Sipas informacioneve jozyrtare viktima dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi, por kjo pritet të mësohet sot.

I ndjeri para 15 ditëve kishte ardhur nga jashtë shtetit dhe i është nënshtruar procesit të izolimit.

Mirëpo dje, pasi disa herë ai nuk e hapi telefonin dhe hapi derën, fqinjët nuk e panë që po dilte nga shtëpia, policia vendosi t’i bëj kontrollë në shtëpi duke e hapur kështu derën me forcë. Raportohet se i është marë material për testim nga epidemiologët e shëndetit publik, derisa rezultatet pritet të publikohen nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu