Joa Cancelo po kalon një moment të jashtëzakonshëm me Manchester Cityn, dhe për këtë drejtuesit e citizenëve kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin e kontratës lojtarit.
Pep Guardiola e ka vendosur lojtarin në një pozicion të ri, por pavarësisht kësaj, Cancelo pa arrin ta bëjë më së miri punën e tij.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka theksuar se Manchester City e konsideron Cancelon si një “lojtar kyç” për të ardhmen dhe plani është që të hapen bisedimet dhe t’i ofrohet një kontratë e re në muajt e ardhshëm.









