Manchester City të bëjë ofertë për Messin në janar

Manchester City ka rikthyer interesimin e madh që kishte në verë për Lionel Messin, duke tentuar tani transferimin e tij në janar.

Citizens u munduan që të bindnin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që të kalonte në radhët e tyre në afatin kalimtar veror.

Edhe pse kishte dorëzuar letrën për largim, 33-vjeçari më pas u bind nga familja e tij që të qëndronte edhe më tej nga Camp Nou.

Mirëpo, duket se City do të bëjë një ofertë të re në drejtim të Barcelonës për transferimin e Messit, raporton The Sun.

Sipas mediumit anglez, Citizens do të bëjnë ofertë rreth 55 milionë euro për transferimin e argjentinasit në dimër.

Transferimi i Messit po ashtu do të bindte edhe Pep Guardiolën që të vazhdonte kontratën deri në vitin 2025, pasi ajo aktuale i skadon në verën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu