Mandatari i ri bullgar: Duhet të jemi të kënaqur që propozimi është problem për Maqedoninë e Veriut

Mandatari i ri bullgar për formimin e Qeverisë, Asen Vasilev, nga partia “Vazhdojmë me ndryshime” sot ka marrë mandatin dhe menjëherë ka trajtuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut rreth propozimit francez.

Sipas tij, në Shkup ka mendim se në tavolinë kanë një propozim pro-bullgar. Vasilev theksoi se Bullgaria duhet të jetë e kënaqur që “ai propozim probullgar nuk u krijon probleme, por i krijon probleme fqinjëve”.

Sa i përket çështjes maqedonase, ne e kemi përfunduar punën tonë. Kolegët nga Maqedonia e Veriut besojnë se është një propozim pro bullgar. Duhet të jemi të kënaqur me faktin se ky propozim pro bullgar krijon probleme për fqinjët tanë”, jo për ne, tha Vasilev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu