Manipulimet e Vuçiçit mbi reprocitetin dhe marrëveshjen për lejekalimet

Në të gjithë narrativën e tij lidhur me reprocitetin e dikuar kosovar, apo marrëveshjen e fundit lidhur me lejekalimet, Vuçiç potencon serbët e Kosovës. Në fakt, këta të fundit nuk kanë asnjë problem në lëvizjen e lirë, që nga viti 2011. Ata hyjnë e dalin në Serbi lirisht, pa kurfarë kufizimi apo leje të posaçme.

Prishtina kërkon reprocitet pë serbët që jetojnë në Serbi dhe që hyjnë në Kosovë për motive të ndryshme. Por Vuçiç qëllimisht zhvendoset manipulativisht te serbët e Kosovës, deri në pikën sa sajon fushata persekutuese ndaj tyre. Flet madje dhe për pogrome – zhvendosje të dhunshme – edhe pse kjo s’ka ndodhur asnjëherë me ta. E kundërta: serbët kanë bërë pogrome me shqiptarët, e fundit në 99-ën.

Por Vuçiç, i ardhur nga shkolla e Millosheviçit, ndjek këtë të fundit në metoda, duke sajuar mite persekucioni ndaj serbëve në Ballkan. Pikërisht duke ushqyer një mit të tillë në një fjalim të vitit 1988 në Gazimestan, ai ndërtoi një lloj politike që më pas do çonte në disa lufta mizore në ish-Jugosllavi, përfshirë dhe Kosovën.

Në këtë linjë vijon dhe Vuçiç. Vendimin për reprocitet të Prishtinës në kufi, ai e përkthen si persekucion ndaj serbëve të Kosovës, ndërkohë që këta të fundit nuk kanë asnjë problem në vajtje-ardhje kufitare. Ndësa protestat nxiten dhe organizohen nga strukturat paralele që mban gjallë Beogradi në Veri e jo nga njerëzit e thjeshtë, pra serbët e thjeshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu