Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, duke përshëndetur progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ecurinë e agjendës së reformave shtetërore, veçanërisht në sferën e Reformës së Administratës Publike, përfaqëson një njohje të rëndësishme të punës së përkushtuar të Qeverisë dhe Ministrisë së Administratës Publike në periudhën e kaluar.
Fakti që Reforma e Administratës Publike është veçuar si një nga sferat kryesore në të cilat është arritur progres i prekshëm është konfirmim se shteti po lëviz në drejtimin e duhur, drejt ndërtimit të një administrate publike profesionale, efikase, të përgjegjshme dhe moderne, në harmonizim me standardet dhe vlerat evropiane.
Ministria e Administratës Publike, në periudhën e kaluar ka punuar në mënyrë intenzive, lidhur me përgatitjen dhe zbatimin e proceseve të reformimit, duke vendosur mekanizma të qartë për profesionalizimin e administratës, duke përmirësuar administrimin e burimeve njerëzore, duke digjtalizuar shërbimet dhe duke krijuar politika që ofrojnë shërbime cilësore më të mira si për qytetarët, ashtu edhe për komunitetin e biznesit.
Strategjia e Reformës së Administratës Publike dhe vlerësimet pozitive nga partnerët evropianë pasqyrojnë rezultatin e punës së përbashkët, përkushtimit dhe përgjegjësisë së të gjitha institucioneve të përfshira në procesin e reformimit.
Për Ministrinë e Administratës Publike, kjo mirënjohje paraqet një obligim për të vazhduar me më shumë energji, intensitet më të fuqishëm dhe ambicie edhe më të larta, si dhe motivim shtesë në zbatimin e reformave që do të sigurojnë një administratë moderne, të përshtatur për qytetarët dhe institucione të përgatitura, për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes evropiane.
Ne, mbetemi tërësisht të përkushtuar ndaj agjendës së reformimit dhe rrugës evropiane të vendit, të bindur se çdo rezultat i arritur sot, përfaqëson një hap të ri drejt qëllimit tonë të përbashkët, drejt një standardi më të mirë të jetesës, për të gjithë qytetarët dhe anëtarësim të plotë në vendit në Bashkimin Evropian.










