TMRO është kundër referendumit për emrin në të cilin do të vendosnin të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse si thonë nga partia, emri i Maqedonisë, gjuha dhe indentiteti janë një e drejtë eksluzive e maqedonasve, transmeton Zhurnal.
“Nuk është e natyrshme, nuk ka ndodhur në historinë botërore, të ketë referendum për votim të një kombi, ku për këtë, me votim do të vendosnin qytetarë jo-maqedonas, gjegjësishtë komunitete tjera etnike” tha kryetari i TMRO, Vanço Shehtanski.











