Maqedonasja bëhet ‘shqiptare’ për një vend pune

Për t’u punësuar në komunën e Gazi Babës, një maqedonase është regjistruar në mënyrë deklarative si shqiptare, mëson jozyrtarisht “Fokus”, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Sipas dokumenteve që disponojmë, G.T, me kombësi maqedonase, në aplikimin për punë “Këshilltar për mbrojtjen dhe parandalimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe ujërave të pijshëm” në rubrikën për të dhëna të përgjithshme ka deklaruar se sipas përkatësisë etnike është shqiptare”, shkruan Fokus.

Nga dokumentet shihet edhe se ajo jeton në Gazi Babë, prej nga është publikuar edhe konkursi për punë, i cili kërkon pesë punëtorë në komunë, nga të cilët tre shqiptarë, një rom dhe një maqedonas.

Ndërsa për pozitën që ka aplikuar maqedonasja kërkohej shqiptar. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu