Maqedoni, edhe çmimi i kurbanëve shënon rritje

Si çdo vit edhe sivjet, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, është shtuar interesimi për therrjen e kurbanëve. Për dallim nga vitet e tjera kur dele për kurban mund të gjesh në çdo pjesë të qytetit, tani kafshët mund të blihen vetëm nëpër fermat e dhenëve apo thertoret e specializuara në qytet.

“Për momentin kam mbi 160 krerë dele të shitura deri në këto çaste, por sigurisht se ka prej atyre që kërkojn ende, por jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë pasiqë deri në ditën e dytë të Kurban Bajramit besimtarët kërkojnë, unë i shes këtu në fermën time, nuk i shes nëpër rrugë. Vijnë të interesuarit këtu i marrin, kam konsumator edhe jasht Kumanovës si prej Gostivari, prej Kërçove por edhe prej diaspore, ia therr kurbanet dhe ja tregoj përmes telefonit, sikur me qen prezent këtu”, tha Ekrem Fejzullahu, blegëtor.

Fejzullahu, thotë se për dallim nga viti i kaluar çmimet e Kurbanëve kanë shënuar rritje, edhe atë nga 30 deri në 50 euro.

“Normal sa duhet nuk jemi të kënaqur me shitjet, por kur e shohim situatën ekonomike e finaciare të qytetarëve mund të themi se mirë jemi, vitin e kaluar tek unë ke mund me ble Kurban të mirë me 100 Euro, por sivjet sillen çmimiet 120, 130 Euro, megjithëse edhe ne nuk i kemi marr lirë pasiqë kam dhen q5 arrinë vlerën e 150 Euro, por e kam shitur për 130 Euro, mirëpo konsumatori po ngelet i kënaqur pasi i kryejmë gjitha shërbimet si therrjen, coptimin si dhe shpërndarjen deri në shtëpi”, tha për TVM2, Fejzullahu.

Therja e Kurbanit bëhet pas faljes së Namazit të Bajramit dhe mishi i të njejtit shpërndahet tek familjarët, fqinjët dhe tek nevojtarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu