“Gjithsej 1.770.736 votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti”, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Portalb.
Për dallim nga zgjedhjet paraprake parlamentare, të cilat janë mbajtur në vitin 2014, këtë vit ka 9.392 votues më pak.
Zvogëlim të numrit të votuesve ka në njësitë zgjedhore 1 dhe 2, gjegjësisht thuajse 8.000 votues më pak ka në njësitë zgjedhore në Shkup dhe Kumanovë.
Nga KSHZ informojnë se Listën Zgjedhore e kanë dorëzuar te të gjitha partitë politike më 30 gusht.
Inspektim publik të listës do të ketë nga 27 tetori deri më16 nëntor.