Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, duke reaguar në shkrimet e publikuar në internet mediumet në lidhje me tenderet për pastrim të kanaleve të ujërave nëpër Maqedoni, dha këtë deklaratë të pashembullt dhe jokonsekuente, e cila nuk mund të gjendet në ueb-faqen e tyre, ndërsa është publikuar në shumë mediume:
Në lidhje me tekstin e sotëm të internet portalit “Faktor.mk”, “Cilat kompani kanë fituar para për pastrimin e kanaleve?”, i cili më pas u mor nga portalet e tjera, në të cilin janë përsëritur mallkimet, manipulimet dhe dezinfomatat e LSDM-së; dhe anëtarit të saj në Këshillin Ekzekutiv, Ljubço Nikollovski, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe Menaxhimit të ujit është e detyruar që përsëri të rikujtoj publikun se: …Shqetësuese, simptomatike është ajo se në tekstin e Faktor.mk (dhe në tekstet e transmetuara në mediumet e tjera), vazhdimisht potencohet një grup, dhe nuk përmendet se, për shembull në vitet 2011, 2012 dhe 2013, për shumë të madhe parash, kanalet i ka pastruar edhe kompania e afër me klanin e Zaevit, ADG PELLAGONIJA STRUMICË. Siç mund të shihet nga të dhënat zyrtare ADG PELLAGONIJA STRUMICË ka fituar 5 (pesë) vite tendere dhe në xhirollogarinë se saj, për pastrimin e kanaleve janë paguar jo më pak se 26 milion denarë. Dhe kjo është 20% nga shuma e saj që është paguar për pastrimin e kanaleve në pesë vitet e fundit, gjegjësisht prej, sipas LSDM-së dhe portaleve të tyre, “është dyshuese dhe joligjore pagesa prej 3.5 milion euro”.
[Burimi: Libertas, Data, 07.09.2016]
ARSYETIM:
Deklarata për përgjegji në Ministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të ujërave në Republikën e Maqedonisë është jokonsekuente dhe e pashembullt. Ministria, kuptohet që ka të drejtë të reagojë në publikimet/deklaratat e dhëna në opinion për të cilat vlerëson se janë ta pavërteta dhe jokonsekunete, por nuk ka të drejtë të jetë jokonsekunete. Kjo del nga fakti se Ministria është organ administrativ dhe pjesë e administratë shtetërorë, që do të thotë, MBPU është organ shtetëror. Organit shtetëror nuk i pranohet fjalori “klani i Zaevit”, aq më pak të ketë peshë juridike kur përmendet kompania ADG “Pellagonija” nga Strumica, shkruan “Vërtetëmatësi“.
Shqetësuese, simptomatike është ajo që në tekstin e Faktor.mk (dhe në tekstet e transmetuara nga mediumet e tejra), vazhdimisht potencohet një grupacion, dhe nuk përmendet se, për shembull në vitet 2011, 2012 dhe 2013, për shumë të madhe parash, kanalet i pastroji edhe kompania afër klanit Zaevit, ADG PELLAGONIJA STRUMICË.
Përskaj kësaj nga Ministria, ka edhe një gjë tjetër jokonsekunete dhe të pashembullt. Ministria lejon, duke iu drejtuar partisë politike LSDM, që të vlerësoj mediumet me kualifikimin e radhës:
Ajo është afërsisht 20% i shumës që është paguar për pastrimin e kanaleve ne pesë vitet e fundit, gjegjësisht prej, sipas LSDM-së dhe protaleve të tyre, “janë të dyshimta dhe joligjore 3.5 milion eurot e paguara”.
Jokonsekuneca dhe kualifikimet e pashembullta që përmban deklarata e Ministrisë dalin nga dy fakte famëkeqe. I pari është se partia është e ndarë nga shteti. Dhe këto janë rregulla ligjore dhe kushtetuese, ndërsa si problem në Republikën e Maqedonisë me këtë ballafaqohen edhe opinioni vendas edhe ai ndërkombëtar, veçanërisht në raportet ne Unionit Evropian për përparim të vendit të proceset euroatlantike. Me këtë fjalor të deklaratës, i cili pas dyshim se është i ngjashëm me atë të partisë qeverisëse VMRO DPMNE-së, janë shkel nenet 2 nga dy ligjet.
Nëpunësit shtetëror i kryejnë punët të lidhura me funksionet shtetërore në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin. Nëpunësit publik janë persona të cilët i kryejnë punët dhe detyrat për interes publik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin…profesinalisht, politikisht neutral dhe të paanshëm. (Ligji për nëpunës shtetëror)
Konstatimi i dytë jokonsekuent dhe i pashembullt, përsëri bazohet mbi rregullat, rregulla joligjore që lidhen me etikën. Nëpunësit shtetëror kanë rregulla etike të sjelljes, të marra nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratë (MSHIA), i cili njihet si Kodeks i sjelljes së burrështetasve dhe Kodeks i sjelljes së nëpunësve shtetëror. Kodeksi për nëpunësit shtetëror në nenin 8 dhe në dy paragrafët e parë është i prerë:
(2) shtetëror i kryen detyrat shërbyese dhe politike të organit në të cilin është punësuar në mënyrë neutrale politike, duke mos hyrë në rishikimin e korrektësisë politike. (2) Nëpunësi shtetëror nuk do të përfaqësoj dhe shpreh bindjen e tij politike gjatë kryerjes së detyrës…
Njëherësh, janë shkelë edhe pjesë (paragraf 2 dhe 3) të nenit 14, i cili përshkruan sjelljen etike të nëpunësve shtetëror të cilët komunikojnë më opinionin:
Nëpunësi shtetëror gjatë kryerjes së detyrës çdo herë është i hapur për komunikim me opinionin. (2) Nëpunësi shtetëror duhet të përmbahet nga dhënia e deklaratave publike të cilat janë të dëmshme për figurën e organit në të cilin a është punësuar ose të detyrës shtetërore në tërësi, përgjatë asaj të mos shkelet realizimi i të drejtës së tij për shprehje te mendimit të lirë. (3)Në komunikim me opinionin nëpunësi shtetëror duhet përdor gjuhë të qartë dhe të kuptueshme.
Rregulla te njejta përmban edhe Kodeksi etik për nëpunësit publik. Për shkak të argumenteve të shtruara, deklaratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujit e vlerësojmë si jokonsekuente dhe të pashembullt.