Maqedoni, nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të lirojë çmimin e derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, dizeli do të lirohet për 2.5 denarë ndërsa benzinat për 1.50 denarë.

Kështu nga mesnata një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 61.50 denarë, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 do të kushtojë 63.50 denarë për litër.

Çmimi i dizelit do të kushtojë 58.50 denarë për litër. Vaji i lehtë për amvisëri do të shitet për 47.00 denarë për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu