Maqedoni, paralelet shqipe, mësimi në maqedonisht!

Politikat e dyfishta arsimore dhe diskriminimi sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi nuk kanë të ndalur as sot e kësaj dite. Madje, në vende si Velesi apo vendbanime të tjera që udhëhiqen nga maqedonasit, shqiptarët janë lënë krejtësisht në mëshirën e fatit, shkruan gazeta KOHA.

Paralelet me mësim në gjuhë shqipe vetëm formalisht ekzistojnë si të tilla, pasi në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, profesorët të cilët angazhohen të punojnë aty – janë kryesisht maqedonas. Rezistenca për të minuar funksionimi e paraleleve shqipe në këtë gjimnaz ka qenë e vazhdueshme njolloj sikurse edhe paaftësia e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) për të siguruar kushte që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën amtare, sikurse e kërkon Konkursi, Ligji dhe Kushtetuta. Por, këtë vit – problemi me mossigurimin e kuadrit shqiptar ka arritur kulmi.

Nxënësit e viteve të katërta, mësimin në gjuhën shqipe, e zhvillojnë vetëm në një lëndë edhe atë vetëm gjuhën dhe letërsisë shqipe. Vetëm profesoresha e kësaj lënde është shqiptare, kurse të gjitha lëndët tjera nxënësit e paraleles shqipe i mësojnë në gjuhën maqedonase, me profesor maqedonas.

Gati dy vjet, profesorët shqiptarë të gjimnazit “Koço Racion”, pjesa dërmuese e të cilëve udhëtonin nga Shkupi, nuk morën rroga. Por pavarësisht sakrificave të tyre, problemi me arsimin e mesëm shqip në Veles mbet i pa zgjidhur edhe sot e kësaj dite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu