Maqedoni: Patriotizëm allasoj i shqiptarit me burgim të përjetshëm

Demë Shehu është anëtari i grupit “Kumanova”, i cili vuaan dënimin e përjetshëm në një burg të Maqedonisë së Veriut.

Por aty, ai është shndërruar në fermer, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm angazhimi me punë të dobishme. Por njëherësh, ai ka përcjellë dhe një mesazh patriotik, duke e cilësuar si shqiptare(e jo maqedonase) tokën e punuar ku ka kultivuar produkte bujqësore.

Shehu ka publikuar foto ku tregon të mbjellat e tij në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, duke shkruar se toka shqiptare është e bekuar dhe se këtë e tregon fakti që mbijnë të gjitha llojet e perimeve.

“Se kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve. Kjo tokë e bekuar shqiptare, e ka ngjashmërinë me fushat e Myzeqesë!

Kudo që të jemi, kurrë nuk do të rreshtim së mbjelluri farat e çlirimit të tokave tona Ilire-Arbërore-Shqiptare!”, shkroi ai.

Kujtojmë se për ngjarjet e 9-10 majit 2015 në Kumanovë janë dënuar 37 persona me gjithsej 746 vjet burg.

Grupi ka deklaruar se vendosja në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu