Maqedoni, qytetarët nuk i njohin deputetët!

Sipas një ankete të realizuar nga Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSC), qytetarët e Maqedonisë nuk i njohin deputetët e zgjedhur nga zonat e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përfaqësuesi i IDSC, Jane Dimevski duke e sqaruar këtë detaj, njoftoi se qytetarëve të intervistuar u është dorëzuar listë me emrat e deputetëve në zonat ku jetojnë, dhe kështu 38 për qind nga të intervistuarit aspak nuk e kanë idenë se për cilët deputetë bëhet fjalë.

Njëherësh, rreth 72 për qind nga qytetarët e intervistuar kanë perceptim se deputetët janë plotësisht të varur nga vullneti i liderëve politik, ndërkaq 78 për qind prej tyre nuk kanë njohuri se si ato munden të iniciojnë miratimin apo sjelljen e ligjeve të reja.

Anketa e ashtuquajtur “Perceptimi i punës së qytetarëve ndaj Parlamentit”, tregon se deputetët kanë dështuar në rolin debativ që e bartin. Sipas tyre, Parlamenti tashmë nuk paraqet një forum debativ, ku të zgjedhurit e popullit i zgjidhin problemet e këtyre të fundit.

Qytetarët e Maqedonisë mendojnë se Parlamenti, si një prej institucioneve më të rëndësishëm në shtet, nuk i zbaton mjaftueshëm funksionet e saja kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu