Maqedonia e Veriut gjenetikisht e lidhur me Serbinë dhe Rusinë, ja kush thotë?

“Maqedonia e Veriut është një shtet që është gjenetikisht i lidhur me Serbinë dhe Rusinë. Dhe ai nuk mund ose nuk dëshiron t’u kthejë shpinën. Prandaj, aludimet për një pozicion bullgar në shërbim të Rusisë apo Serbisë janë absurde”.

Kështu ka deklaruar për BNR Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Bullgaro-Maqedonas për Çështje Historike dhe Arsimore nga pala bullgare.

Ai beson se nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për këtë temë, pasi siç thotë ai, topi nuk duhet të kalohet vazhdimisht nga një institucion në tjetrin, raporton BGNES.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut e pranon marrëveshjen dypalëshe për miqësi dhe fqinjësi të mirë si akt formal, si biletë për në BE dhe jo si angazhim të fortë politik.

“Nuk duhet të jetojmë me idenë e mimikës së aktivitetit, të sinjaleve false se diçka ndodh kur nuk ka rezultate”, shtoi ai.

Ai theksoi se nuk ka asgjë të përbashkët mes qëndrimit të Bullgarisë dhe interesave ruse dhe teza është e pavlerë dhe e pakëndshme.

Sipas tij, Bullgaria mbështeti fuqishëm integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut për ta ndihmuar atë të dalë nga orbita e vjetër komuniste jugosllave. “Duhet pasur kujdes me mantra të tilla të lira politike që diskreditojnë vendin tonë,” shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu