Maqedonia e Veriut i drejtohet Kosovës e Serbisë: Keni në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se është duke i përcjellë ato.

Osmani tha se kanë mirëpritur uljen e tensioneve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.

Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin. Ne inkurajojmë Kosovës dhe Serbinë në linjë me qëllimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave europiane që të ruajë atë që është arritur në besim të mirë, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu