Kontrolle të përforcuara në vendkalimet kufitare, kontrolle në aeroportet ndaj të gjithë pasagjerëve – situata në Itali me të infektuarit me koronavirusin e ndezi alarmin në Maqedoninë e Veriut.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për sëmundje infektive, u vendos që në vendkalimet kufitare të vendosen hapësira të ndara, ku të gjithë pasagjerët që vijnë nga destinacionet në rrezik do të intervistohen nga policia kufitare, e cila më pas do të kontaktojë me qendrat e shëndetit publik. Kamera termike, nga ana tjetër, do të instalohet në aeroportin e Shkupit në një vend që do të monitorojë të gjithë pasagjerët që vijnë, ndryshe nga deri tani, kur u kontrolluan vetëm pasagjerët nga Dubai dhe Stambolli.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në zonat e rrezikshme nëse nuk kanë nevojë urgjente, dhe më shumë detaje mbi një ndalim apo anulim të mundshëm të ekskursioneve shkollore, njoftoi se do të ketë pas takimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave.










