Maqedonia e Veriut shpalli gjendjen e krizës në sektorin energjetik

Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë të martë në mbledhjen e sja të radhës ka shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës, në afat prej 30 ditëve.

Lajmin për shpalljen e krizës energjitike e ka dhënë ministri Kreshnik Bekteshi.

Ndër të tjera ai ka thënë se sot nuk janë miratuar masa restriktive të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve.

Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend. Masa restriktive për momentin nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, ka thënë Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu