Maqedonia me pagën mesatare më të ulët në rajon

Megjithëse epidemia e coronavirusit ka ndikuar në rënien e vëllimit të aktiviteteve të biznesit në shumë sektorë në rajon, niveli i pagave mesatare në vitin 2020 në të gjitha vendet është rritur, sipas analizës së agjencisë “Anadolija”, raporton “Al Jazeera Balkans”.

Paga mesatare u rrit më së shumti në Slloveni, me 59.35 euro (treguesit tetor 2020 – tetor 2019), pasuar nga Serbia me 44.19, Maqedonia e Veriut me 36.31, Kroacia me 18.41, Bosnja dhe Hercegovina me 14.26, ndërsa me e ulëta është tetë euro në Malin e Zi.

Edhe para rritjes, paga mesatare ishte më e larta në Slloveni, pastaj në Kroaci dhe më pas në Mal të Zi.

Serbia tejkaloi Bosnjën dhe Hercegovinën me pagë mesatare këtë vit, ndërsa Maqedonia e Veriut, megjithëse vëren një nga rritjet më të konsiderueshme kur bëhet fjalë për pagën mesatare këtë vit, është ende më e ulëta në rajon.

Kështu, tani paga mesatare në Slloveni është 1.181.35 euro (të dhëna për tetorin 2020), në Kroaci 890.41, në Mal të Zi 525 (të dhëna për nëntorin 2020), Serbi 512.19, Bosnja dhe Hercegovina 490.76 dhe Maqedonia e Veriut 454.31 euro.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu