Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë me dije se rritur masat e sigurisë ndaj institucioneve dhe objekteve me rëndësi të lartë shtetërore.
Kjo ka ardhur si pasojë e informacioneve të vazhdueshme se kryeqyteti mund të jetë cak i ndonjë sulmi terorist.
Gjithashtu, kujtojmë se një pjesë e misioneve diplomatike të huaja në vend kanë kërkuar siguri shtesë, përfshirë këtu ambasadën franceze dhe atë ruse.
Nga MPB bëjnë me dije se ka vënë në dispozicion të gjitha masat mbrojtëse, përfshirë dhe atë fizike për mbrojtjen e qytetarëve nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist.