Në emisionin e kësaj jave të InBox-it debativ, zhvilluam një intervistë me shkrimtarin tonë dhe analistin e njohur, Kim Mehmeti. Duke analizuar krizën e krijuar politike, Mehmeti tha se është dëshmuar që maqedonasit duan vetëm partitë shqiptare që u shërbejnë maqedonasve. “Edhe atë jo shtetit, por maqedonasve”, ka theksuar Mehmeti.
Për këtë arsye, Mehmeti Maqedoninë e krahason me një kullë prej balte, e cila mund të rrëzohet pas shiut të parë.
“Maqedonia deri tani e fshehte antishqiptarinë, por ja. doli presidenti dhe tha hapur- nuk ka Maqedoni për shqiptarët. BDI 16 vite neve na kulloste nëpër livadhet e shpresave të kota, do bëjmë këtë, do bëjmë atë. Në NATO, në BE. Por ja, kemi mbetur askund”, vlerëson Mehmeti.
Intervistën e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti mund ta përcillni në videon më poshtë: