Në 24 orët e fundit është regjistruar një tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2 455 teste ku 535 kanë rezultuar pozitivë. Vetëm në Shkup janë regjistruar 277 raste të reja.
Tetova sot ka 18 raste te reja. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa janë shëruar 190 të tjerë.










