Maqedonia t’i ndaloj falsifikimet dhe manipulimet, thonë historianët bullgarë

Historianët bullgarë do të nisen për në Strasburg më një mision të vetëm, për të bindur eurodeputetët se qëndrimi i Bullgarisë në raport me veton e vendosur ndaj Maqedonisë është i drejtë dhe se kërkesat e tyre janë korrekte dhe të pamohueshme.

Mediat bullgare kanë potencuar se historianët bullgarë vazhdojnë ta dërgojnë përpara çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.

Arkeologu Nikolai Ovçarov thotë së diskutimi i këtyre temave në këtë moment ndoshta do të acaronte edhe më shumë raportet ndërmjet dy vendeve, por patjetër duhet diskutuar.

“Ky udhëtim vjen shumë vonë. Prej dy vitesh propozoj të shkoj me prof. Plamen Pavlov dhe prof. Ana Koçeva për të folur për këtë çështje. Dy vjet më parë kur lindi ideja, kjo mosmarrëveshje ishte ndryshe. Tani kjo mosmarrëveshje fjalë për fjalë është duke vluar dhe do të shpërthejë në çdo moment dhe kjo është arsyeja bazike që edhe pse është shumë vonë, është mirë të bëhet kjo”, tha arkeologu Nikolai Ovçarov.

Sipas tij, Bullgaria po bën një kompromis të madh sepse “njeh identitetin maqedonas”, ndërsa vendi duhet “të njohë historinë bullgare vetëm deri në vitin 1944”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu