Maqedonishtja do të jetë gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian

Gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare në Unionin prej 500 milionë banorësh, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Facebook në prag të fushatës dhe referendumit për marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Kryeministri Zaev theksoi se me anëtarësimin në BE, të gjithë komunikimet zyrtare midis Republikës së Maqedonisë dhe vendeve anëtare të BE-së do të zhvillohen dhe përkthehen edhe në gjuhën maqedonase, si gjuhë zyrtare dhe gjuhë e cila njihet në territorin në të cilin jetojnë gjysmë miliardë banorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu