Maradona: Do doja që Napoli të kishte Messin

Diego Armando Maradona ka thënë se do të donte që Napoli të kishte një Lionel Messi, por thotë se ylli i Barcelonës nuk do ta përjetonte kurrë atë që ai kaloi në vitet e 80-ta.

Maradona luajti për Napolin nga 1984 deri në vitin 1991, dhe siguroi dy Scudetto, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA gjatë qëndrimit të tij të trazuar në Napoli.

Barcelona e Messit u përball me Napolin mbrëmë në Stadio San Paolo, në të cilën ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Argjentinasi ka folur për mediat vendore në lidhje me bashkëkombësin e tij, duke thënë se do donte ta shihte te Napoli.

“Do të më pëlqente të isha përballur me Messin. Ai arriti në San Paolo kur është në rënie”, ka thënë fillimisht Maradona.

“Messi nuk e ka jetuar kurrë atë që përjetova, por ai mund të luajë i sigurt në Napoli”.

“Ai nuk mund të bëjë atë që unë bëra, le ta sqarojmë, por unë do të doja që napolitanët të kishin një Messi”, përfundoi legjenda argjentinase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu