Newells Old Boys është njëra ndër klubet ku Diego Maradona luajti në karrierën e tij të suksesshme si futbollist.
Dhe tani tifozët dhe drejtuesit e klubit argjentinas kanë gjetur rastin ta nderojnë Maradonën në një ndeshje, shkruan Zëri.info.
Maradona i cili tani drejton skuadrën e Hymnasia la Plata mposhti N. Old Boys me rezultat 4:0, dhe “El Pibe” i cili festoi ditëlindjen në ditën e ndeshjes, e drejtoi skuadrën në një kolltuk të veçantë.
Para fillimit të ndeshjes, Maradona u prit në mënyrën më të mirë të mundshme nga të gjithë tifozët.
Madje edhe para ndeshjes, në hotelin ku qëndronte skuadra e Maradonas, shumë tifozë ishin mbledhur dhe kënduan për të.
Video:










