Mariçiç: Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë për shfrytëzimin e mjeteve evropiane për investime

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp tha se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në Ballkanin Perëndimore sa i përket shfrytëzimit të mjeteve financiare nga Fondi evropian për Ballkanin Perëndimor.

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në të gjitha 28 thirrjet për ndihmë teknike që deri më tani janë publikuar, dhe në të gjitha 7 thirrjet për grante investuese, paraprakisht në janë miratuar 43 grante në vlerë të 2,6 miliardë eurove për vlerë të përgjithshme të ivestimeve prej 421,4 milionë euro të plotësuara me huamarrje prej 600 milionë eurove. Nëse kjo shumë ndahet me numrin e banorëve, vijmë në rreth po thuaj se 230 euro për kokë panori, që e vendos vendin tonë, Maqedoninë e Veriut, në vendin e dytë për shfrytëzimin e mjeteve evropiane për investime nga fondi për Ballkanin Perëndimorë, menjëherë pas Malit të Zi”, tha mes tjerash Mariçiç.

Mariçiç tha se në fund të korriku Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e para për realizimin e planit ekonomik investues për Ballkanin Perëndimorë, ku vendi ynë ka aplikuar me 4 projekte dhe ka marrë mbështetje për të gjitha projektet në vlerë të 225,6 milionë eurove.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu