Mariçiq: Do të fillojmë negociatat si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase

Zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, është krenar që Qeveria mbrojti interesin e Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë, të cilat ishin një dialog i sinqertë dhe i hapur.

Në atë proces jemi udhëhequr ekskluzivisht nga interesi i qytetarëve, prandaj jam krenar që mbrojtëm qëndrimet tona dhe e bëmë gjuhën dhe identitetin tonë evropian në mënyrë dinjitoze. Ne do të fillojmë negociatat si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Historinë ua lëmë historianëve dhe këto çështje nuk janë në kuadrin e negociatave. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në kornizën e përgjithshme dhe jo në sinjalistikën rrugore sipas së cilës do të vlerësohemi më tej”, tha Mariçiq në konferencën për shtyp pas takimit me përfaqësuesin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai shtoi se është koha për të vulosur gjuhën, identitetin dhe të ardhmen maqedonase.

“Tani që gjërat kanë lëvizur nga ngërçi, kur po hapen dyert që ne të ulemi në të njëjtën tryezë me vendet e zhvilluara, duhen vendime. Është e nevojshme që si vend të tregojmë unitet. Nuk e di se kush do të përfitonte nga largimi i vendit në pasiguri dhe turbulenca të mundshme nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi Mariçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu