Mariçiq: Fishkëllimat kundër gjuhës maqedonase nuk janë provokuar dhe iniciuar nga BDI

Fishkëllimat kundër gjuhën maqedonase, gjatë “Festivalit të Paqes” në sheshin Skënderbej në Shkup, nuk janë iniciuar nga subjektet politike“, deklaroi zëvendëskryeministri për integrime evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq.

Organizator i festivalit për nder të 21-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë ishte Ministria e Sistemit Politik dhe nga një pjesë e të pranishmëve kishte fishkëllima kur prezantuesja foli në gjuhën maqedonase.

Provokime dhe tentativa destabilizimi ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por ndryshe nga pesë vite më parë, sot ato nuk janë as të iniciuara, as të provokuara dhe as të mbështetura nga ndonjë autoritet. Sigurisht që ne po ecim drejt BE-së, në mënyrë të arsyeshme, të vendosur, me respekt për dallimet tona dhe në marrëveshje me bashkëqytetarët, miqtë, shokët, anëtarët e të gjitha etnive në vendin tonë, se rruga jonë përpara është një dhe e përbashkët. Me mbështetje reciproke do t’i kapërcejmë të gjitha sfidat në këtë rrugë, me ambiciozitet dhe pa u ndalur drejt arritjes së anëtarësimit të plotë në Union,” thuhet në shpjegimin e Mariçiq për DW.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu