Marrëdhënia e ngushtë e Rusisë me Kinën, beteja e re e liderëve të NATO-s

Diplomatët e NATO-s po përpiqen se si të trajtojnë lidhjet e thelluara të Kinës me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska. Si në samitin e vendeve të pasura industriale të G7 që po zhvillohet tani në Gjermani, ashtu edhe në samitin e NATO-s që do të pasojë, liderët do të shqyrtojë atë që shihet si prirje në rritje e Kinës për të përkulur muskujt e saj gjeopolitikë dhe fuqinë ekonomike shtrënguese jashtë vendit, raporton Reuters.

Koncepti i ri strategjik që do të miratohet në samitin e NATO-s në Madrid të mërkurën dhe të enjten është i pari i bllokut prej një dekade dhe do të adresojë kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia dhe, për herë të parë, Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, thanë zyrtarët amerikanë javen e shkuar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë shprehu besimin të dielën se dokumenti do të përfshinte një gjuhë “të fortë” për Kinën, por tha se negociatat po vazhdonin ndërkohë, përpara samitit të NATO-s në Madrid më 29-30 qershor.

Në samitin e G7 të hënën, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se dokumenti strategjik i NATO-s flet për në mënyrë të të paprecedentë për sfidën që paraqet Kina.

Negociatorët po rregullojnë gjithashtu se si të përshkruajnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë, me Republikën Çeke dhe Hungarinë që kundërshtojnë fuqimisht shprehjen “konvergjencë strategjike” për ta përcaktuar atë, tha një nga diplomatët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu