Marrëveshja Shqipëri-Greqi, ish ministri: Presidenti nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore

Ish ministri i Drejtësisë ngre dyshime rreth mundësisë që marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë të ketë përfunduar.

Duke iu referuar këtu lajmit të fundit që u publikua sot në lidhje me takimin Rama-Tsipras për festën e Pashkëve, Ylli Manjani parashtron disa kërkesa që ia drejton edhe vetë presidentit Ilir Meta.

Reagimi

Sipas qeverisë Greke marrëveshja e detit paska mbaruar. Ne nuk dimë asgjë!

Po pse kërkon plotfuqishmëri qeveria tek Presidenti?! Ajo paska mbaruar punë!!!

Ka mbaruar një punë, një dreq e di se si! Ka mbaruar punë në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vetë e kërkoi kur ishte në opozitë!

Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! As Kryeministrin!

Duhet të kishin marrë një mandat nga Presidenti që të negocionin! Kështu thotë Gjykata Kushtetuese. Por nuk e kanë bërë!!!

Presidenti i Republikës është vënë në dijeni vetëm para pak ditësh, fare thatë me një letër që nuk thotë asgjë! Nuk propozon as emrat e negociatorëve madje!!!

Që këta nuk pyesin për Kushtetutë e ligje, kjo u pa! Por pse bëjnë teatër kot!

Ta zbardhin atë marrëveshje, ta kalojnë në qeverinë dhe Kuvendin e tyre mono-partiak, siç kalojnë koncensionet dhe kaq!

Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore!

Le të thotë çfarë të dojë propaganda e fëlliqur e qeverisë moniste!

Këto janë marrëveshje që duhen denoncuar dhe jo miratuar e ratifikuar!

Mirë është ta dinë edhe Grekët se deri më tani kanë biseduar me autoritete të pa mandatuara! Kanë biseduar me zyrtarë që kanë shkelur Kushtetutën e vendit të tyre!

Ndaj ai produkt e ka vlerën ligjore 0!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu