Marrëveshje e re mes Ligës Arabe dhe OKB-së

Liga Arabe dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) arritën marëveshje të re për zhvillimin e bashkëpunimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ligës Arabe thuhet se Sekretari i saj i përgjithshëm, Ahmet Ebu el-Gajt i cili ka udhëtuar për në New York për të maarë pjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 71-të të OKB-së ka nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e bashkëpunimit me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

“Dëshiroj të theksoj se Liga Arape do të bëjë kthesë të fuqishme në teren në kuptimin e zgjidhjes së problemeve në Lindjen e Mesme. Shembulli më eksplicit për këtë është emërimi i të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së për Libinë në mbledhjen e 146-të të ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe që u mbajt më 8 shtator në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro”, thuhet në deklaratën e Ebu Gajit.

Më tej thuhet se në periudhën e ardhshme parashikohet të intensifikohet bashkëpunimi, konsultimet dhe organizimi ndërmjet Ligës Arabe dhe përfaqësueve të posaçëm të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Plaenstinën, Sirinë, Libinë dhe Jemenin.

Zëdhënësi i Ebu Gajt, Mahmud el-Afifi deklaroi se marrëveshja e re reflekton prioritetet për përforëcimin e bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet Ligës Arabe dhe OKB-së. Ai shtoi se marrëveshja prioritet do të ketë parandalimin e konflikteve, luftën kundër terrorizmit dhe krimit kufitar, sigurimi i paqes, mbështetje për mbrojtejen e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe mbështetja për emigrantët dhe refugjatët.

Përvec kësaj Afifi tha se marrëveshja e re ka për qëllim integrimin ndërmjet dy organizatave kundër rreziqeve aktuale dhe atyre të ardhshme.

“Nënshkrimet për marrëveshjen e arritur u vendosën pas mbledhjes së rëndësishme ku bisedohej për ngjarjet në Lindjen e Mesme, duke filluar nga problemi palestinez dhe kriza në Siri, Libi dhe Jemen,” shtoi Afifi.

Më 21 maj 2016 ndërmjet Ligës Arabe dhe OKB-së u nënshkrua marrëvesje për bashkpunim të ndërsjelltë në fushën e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu