Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se ky është kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ju lutem, përmbusheni obligimin tuaj dhe zbatoni ndryshimet kushtetuese. Jam e bindur se më pas mund të vazhdojmë përpara, në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj”, deklaroi Kos.

Ajo tha se e kupton zhgënjimin e qytetarëve për shkak të ngecjes shumëvjeçare të procesit eurointegrues, por theksoi se aktualisht ekziston një mundësi historike për zgjerimin e BE-së.

Kos përmendi gjithashtu luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike si reforma të domosdoshme.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbetet pa hapur kapitujt e parë të negociatave, ndërsa ndryshimet kushtetuese vazhdojnë të jenë kushti kryesor për zhbllokimin e procesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu