Martohet Ilir Shaqiri, pamje nga festa përrallore buzë detit

Balerini Ilir Shaqiri është martuar këtë të shtunë me Emanuelën pas 20 vitesh. Ato kanë festuar dy gëzime në një ditë pasi sot Emanuela ka dhe ditëlindjen.

Dasma përrallore është mbajtur buzë detit dhe për organizimin e saj është kujdesur deri në detaje “Ami Event”. Iliri është shfaqur i veshur me kostumin e dhëndrit, ndërsa Emanuela me fustanin e bardhë të nuserisë. Vajza e tyre, Emily, ka publikuar në rrjete sociale foto nga dita e tyre e madhe.

Të ftuar kanë qenë dhe figura të njohura publike si Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Xhoda e të tjerë.

Kujtojmë se Iliri dhe Emanuela janë bashkë prej shumë vitesh. Ato nuk kanë zhvilluar dasmë më parë, por vetëm një ceremoni martesore me 14 persona.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu