Martohet ish e dashura e Luiz Ejllit. Veprimi i shokëve të këngëtarit habit rrjetin

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit. Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin.

Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçarë e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina Topallit është figurë e njohur për publikun.

Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme. Por rrjetit nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Mario, Joni dhe Meridiani i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

Kjo e fundit ka zgjedhur t’i kthejë një përgjgije falenderuese Jonit.

Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Partik.

Meridiani: Vetem lumturi e gezime paci cdo dite te jetes Meg


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu