Maska në sy dhe buzëqeshja ironike ndaj Zidanes, gjërat për Gareth Bale te Real Madridi nuk duken mirë (VIDEO)

Gareth Bale duket se dëshiron që ky edicion të përfundojë sa më shpejtë dhe të marr një tjetër medalje te Real Madridi. Los Blancos janë vetëm dy fitore larg titullit të 34-të të La Ligës, pas fitores 2-0 ndaj Deportivo Alavesit në mbrëmjen e së premtes.

Sidoqoftë, përfshirja e uellsianit në këtë triumf nuk ka qenë për t’u përmendur, shkaku që Zinedine Zidane e ka lënë më shumë në bankën rezervë.

Bale në këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje, duke shënuar dy gola statistika këto që nuk i shkojnë për shtati atij.

Derisa po zhvillohej takimi ndaj Alavesit, ish-anëtari i Tottenhamit për një momente vendosi maskën në sy, duke bërë një pushim të vogël.

Kjo nuk përfundoi me kaq, derisa Zidane kompletoi zëvendësimin e pestë, Bale po qëndronte në bankën rezervë dhe bëri një buzëqeshje ironike ndaj francezit që nuk e futi në lojë.

Duket se gjërat për uellsianin janë përkeqësuar edhe më shumë dhe largimi i tij nga Real Madridi është i pashmangshëm.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu