“Maska po bie: Kush janë çakejtë e vërtetë në Siri” (VIDEO)

Grupi i njohur i hakerave “Anonymous” ka sulmuar Perëndimin lidhur me gjendjen e krijuar në Siri.

Sipas “Anonymous”, mediat perëndimore po heshtin ambasadorin sirian në OKB, Bashar al-Ja’afari.

Ai ka denoncuar herë pas here atë që realisht po ndodh ne Siri.

“Anonymous” shkruan se mediat perëndimore po shtrembërojnë realitetin sirian sipas interesave të atyre që i financojnë.

Ambasadori sirian në OKB mësohet t’u ketë kërkuar së fundmi perëndimorëve që t’u bëjnë thirrje Arabisë Saudite, Turqisë dhe Britanisë së Madhe të ndalojnë financimin e terroristëve dhe trajnimin e tyre në territorin sirian.

Por thirrja e tij nuk është pasqyruar në mediat kryesore perëndimore.

Ai madje pretendon të ketë dhënë prova për deklaratat e tij, që nuk janë marrë parasysh.

Bashkëngjitur një video e ambasadorit sirian dhe denoncimeve të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu