Matoshi: Me Kurtin jam taku në burgun e Pozharevcit, na kanë qitë natën jashtë me u la në temperaturë -16 gradë.

Gazetari Halil Matoshi ka rrëfyer përjetime nga burgu i Pozharvecit në Serbi në vitin 2000. Matoshi tha se aty ishte takuar me Kurtin duke treguar se i kanë detyruar të lahen jashtë në temperaturat -16 gradë celcius.

Tutje tregoi se Kryqi i Kuq ua kishte dhënë rroba se rrobat e trupit ju kishin kalbur në trup.

“Unë jam taku me zotin Kurti në burgun e Pozharvecit në Serbi dhë na kanë qitë jashtë me u la në -16 gradë Celsius. Në Pozharevc në dimrin e vitit 2000 dhe kur Kryqi i Kuq na ka shti në ato pavijonet me shporetat e zi na i kanë dhanë ka ni jakne se teshat e trupit na u kanë kalbë në trup, për herë të parë jemi ni që jemi njerëz, kur na i kanë dhanë ka ni gjys buke, jemi ni që jemi njerëz” tha Matoshi në intervistën me gazetarin Ilir Mirena.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu