Në sqarimin e saj përballë maturantëve, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u përball me disa nga shqetësimet e maturantëve, të cilët janë penalizuar nga raundi i parë i fituesve në universitete.
Një nga maturantet që ishte sot përballë ministres i tha kësaj të fundit se nuk e kuptonte se si me mesatare 9.7, nuk arriti të kapte asnjë degë në universitet, ndërsa të tjerë me mesatare më të ulët kanë kapur çfarë kanë dashur.
Ndërkohë që maturantja fliste, ajo u përlot, por ministrja i ndërpret fjalën dhe udhëzon të ndjekë udhëzimet dhe e sqaron se është faji i përzgjedhjes së lëndëve me zgjedhje që rezultoi pa fituar asnjë lëndë.
Nga ana tjetër një maturant, më i miri i shkollës së mesme Sami Frashëri i bëri një llogari të thjeshtë ministres e cila nuk nguroi ta hidhte poshtë, ndonëse maturanti kishte të drejtë.