Mazhar: Projekti i interkoneksionit drejt kufirit shqiptar do të përfundojë me sukses

Implementimi i projekteve të ndërtimit dhe rindërtimit të objekteve elektroenergjetike shoqërohet me sfida të shumta administrative dhe teknike, por pavarësisht kësaj, realizimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të përmbyllet me sukses. Kështu u shpreh në një prononcim për ZYRTARE.net drejtori rajonal i “Dalekovod Zagreb”, Nikola Mazhar, kompania e cila do të ndërtoj interkoneksionin Maqedoni e Veriut – Shqipëri.

“Mbështetja që kemi në territorin e Maqedonisë së Veriut është e madhe, prandaj nuk dyshojmë në rezultatin përfundimtar të projekteve. Të gjitha projektet, si ato që janë drejt përfundimit ashtu edhe ato që sapo kanë nisur, do të realizohen me sukses”, deklaroi Mazhar.

Ai vuri në dukje se një rol kyç në këtë proces ka operatori i sistemit të transmetimit, MEPSO, i cili njëkohësisht është edhe investitori më i madh në projektet ku është e angazhuar kompania.

Sipas Mazharit, mbështetja nga MEPSO është thelbësore për avancimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik.

“Ndihma dhe mbështetja nga ana e MEPSO-s është e madhe dhe me forca të përbashkëta besojmë se do ta çojmë drejt fundit edhe projektin shumë kërkues të ndërtimit të largpërçuesit interkonjektiv deri në kufirin shqiptar”, u shpreh ai.

Ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën energjetike të vendit dhe rajonit, duke synuar rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe lidhjen më të fuqishme ndërmjet sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu