Mbani syze? Ja truqet e grimit që duhet të bëni për tu dukur sa më bukur

Të mbash syze optike nuk do të thotë të heqësh dorë nga vlerat e shikimit me një make up të lezetshëm. E rëndësishme është të zgjedhësh trukun e duhur, koherent dhe me tipin e lenteve që rregullojnë difektin tonë të shikimit.

E nisim nga syzet
Si fillim, është mirë të zgjedhës lentet antireflekt, pasi janë më transparente se ato normalet dhe reduktojnë reflektet e dritës së ambientit. Pra syri bëhet më i dukshëm. Përsa i përket skeletit, sa më i vogël të jetë ai më shumë theksohen sytë, me nuanca të qarta dhe të shndritshme. Nëse skeleti është më i madh guxoni me nuanca më të errëta dhe intensive.

Nuancat
Kujdes me ngjyrat. Nëse keni skeletin e syzeve me ngjyra, nuanca e syve duhet të jetë koherente. Shkojnë gjithmonë ngjyrat neutrale, si bezha, e fildishta, ngjyrë mjalti apo rozë e hapur. Ata që kanë skelet metalik apo të zeza, mund të përdorin kë ngjyrë të duan. Në çdo rast vlen rregulli i make up, mos ‘dilni’ kurrë nga skeleti.

Vetullat
Duhet të jenë mjaft të kuruara, të vizatuara siç duhet, dhe ndoshta mund të aplikoni një hijëzim me ngjyrë të hapur për të krijuar shkëlqim rreth harkut të vetullës.

Rimeli
Për ata që mbajnë syze rimeli i duhur është ai që jep volum, pasi “hap” shikimin dhe i jep thellësi, pa patur nevojë që qerpiku të bjerë në kontakt me xhamin e syzeve.

Lapsi i syve
Çdo lloj skeleti i heq hapësirë shikimit, dhe sytë duken më të vegjël. Kështu që është më mirë të bëni një vijë me laps të zi, sa më të hollë të jetë e mundur. Lapsi i zi dhe rimeli janë aleatët e mëdhenj, sidomos nës mbani syze miope, që kanë tendencën të zvogëlojnë edhe më shumë sytë.

Buzët
Nëse jeni të detyruar të mbani sytë në mënyrën sa më natyrale të mundshme fokusohuni tek buzët, përdorni buzëkuq me tone të forta, që do të spostojë vëmendjen tek buzët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu