Mbappe do me çdo kusht Realin, oferta e PSG nuk ia mbush syrin

Kylian Mbappe i ka idetë e qarta. Ai nuk ka ndërmend të rinovojë me ekipin e PSG dhe e ka vendosur se do të largohet nga kryeqyteti francez për ekipin e Real Madridit. Spanjollët e duan me patjetër në skuadër, ndërsa kampioni i botës dëshiron të bëjë ëndrrën e tij realitet.

Ai do me çdo kusht të kalojë te kampionët në fuqi të Spanjës. Presidenti Florentino Perez e do në skuadër dhe është gati që të sakrifikojë për sulmuesin e ri. Futbollisti i ri nuk është tunduar aspak nga kërkesa e Leonardos për të rinovuar, por do vetëm madrilenët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu