Mbappe drejt largimit nga PSG, parisienët dëshirojnë që Kane ta zëvendësojë yllin francez

Kylian Mbappe po e luan sezonin e tij të fundit te Paris Saint Germain.Sulmuesi francez duket se ka vendosur që të largohet në verë nga kryeqyteti francez, pasi dëshiron një aventurë të re.Real Madrid dhe Liverpool mbesin dy skuadrat favorite për të nënshkruar me super talentin francez.Nga ana tjetër parisienët duket se po përgatiten për largimin e Mbappes dhe tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij.

Mirror ka raportuar se trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar transferimin e Harry Kane, me anglezin që shihet si zëvendësuesi perfekt i Mbappes.Pochettino dhe Kane kanë punuar së bashku edhe te Tottenham Hotspur dhe trajneri argjentinas kërkon ribashkimin me sulmuesin.Ditë më parë në mediat angleze u raportua se Spurs kanë nxjerrë në shitje kapitenin e tyre për 150 milionë euro.

Duke parë fuqinë e madhe financiare të PSG-së, kampioni në fuqi francez nuk e ka problem këtë shumë dhe po shihen si skuadra favorite për transferimin e Kane për edicionin e ri.27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Spurs në të gjitha garat ku ka shënuar 21 gola e ka bërë 14 asistime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu