Mbappe ia ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron vetëm Real Madridin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk ka asnjë interes të dëgjojë oferta nga Barcelona, pasi ka ndarë mendjen për t’u bashkuar me Real Madridin.

Drejtuesi i mediumit të njohur Okdiario, Eduardo Inda, teksa ka folur për emisionin El Chiringuito ka bërë të qartë të ardhmen e yllit francez.

Sipas tij, Mbappe ka vendosur të bashkohet me Mbretërit, edhe përkundër interesimit nga Barcelona.

“Drejtuesit aktual të Barçës, ashtu edhe të kandidaturës alternative, e kanë thirrur dy herë babanë e Kylian, Wilfried Mbappe, që është figura kryesore në të ardhmen e Mbappes, dhe të dyja herë ai i ka refuzuar”.

“Kylian do të largohet nga PSG vetëm për të luajtur për Real Madridin”, ishte mesazhi që iu dërgua drejtuesve të Barcelona nga babai i Mbappes ka thënë Inda.

PSG e di se ata tani përballen me një betejë të madhe për të mbajtur yllin francez për sezonin e ardhshëm, me Mbappe e ri që hodhi poshtë një ofertë të re rinovimi me vlerë 35 milionë në vit plus bonuse – gjë që barazonte atë me Neymarin.

Për lojtarin interesim ka edhe nga klubet angleze si Liverpooli dhe Manchester City.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu