Mbappe nuk ka të ndalur, Juventus i pafuqishëm kundër PSG

PSG ka arritur të fitojë ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të grupeve. Në minutën e 5-të, Neymar ka shërbyer një top spektakolar për Mbappe dhe francezi ka dërguar topin në rrjetë fluturimthi.

PSG po provonte për të gjetur golin e dytë dhe ia arriti qëllimit. Në minutën e 22-të Hakimi dhe Mbappe u futën brenda zonës duke bërë kombinime të shpejta dhe më pas francezi shënoi përsëri. Juventus pati disa shkëndija me Milik por Donnarumma ishte i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, Juventus arrinë të ngushtojë rezultatin në minutën e 53-të me anë të amerikanit McKennie pas një asistimi nga Kostic.

Loja më pas u bë më shumë posesive nga ana e francezëve, ndërsa Juventus tentoi të dilte përpara për të barazuar rezultatin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu