Mbappe nuk pranon të marrë injeksone kundër dhimbjeve, në stol kundër Atalantës

Kylian Mbappé do të nisë në stolin e rezervave ndeshjen çerekfinale të Champions League mes PSG-së dhe Atalantës.

Trajneri Tuchel dhe Paris Saint Germain kanë shpresuar prej kohësh në riaftësimin në kohë të sulmuesit francez, duke marrë në konsideratë edhe mungesën e Verratit, por, sipas medieve pariziene, Mbappe nuk pranuar të marrë injeksione kundër dhimbjeve, që të mund të luante nga minuta e parë.

Talenti francez u lëndua në kavilje gjatë finalës së Kupës së Francës PSG-Saint-Etienne, më 24 korrik, dhe vetëm të dielën iu bashkua skuadrës në stërvitje.

Dy ditë para ndeshjes, nga Franca sigurojnë se “maksimumi” ai do të ulet në stol, i gatshëm për të hyrë në pjesën e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu