“Mbappe pa limite, ngjan me Pele, Triumfon me Francën edhe në Katar 2022”

Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur në futboll. Kjo për shkak të cilësive të tij fantastike, por edhe prej faktit që verën e ardhshme mund ta shohim larg PSG-së. Real Madrid dhe Liverpool vijojnë të shfaqin interes të madh për sulmuesin.

Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit, nuk e ka fshehur kurrë admirimin për patriotin e tij. 71-vjeçari nuk ka dyshime rreth së ardhmes së Mbappe, teksa beson fort se ai dhe shokët e tij te kombëtarja franceze mund të fitojnë sërish Botërorin, që do zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm

Mbappe do të ngjitet në majë të botës, qoftë te PSG, Real Madrid apo diku tjetër. Shpresoj të fitojë ‘Topin e Artë’ dhe të mos i vendosë limite vetes. E kam thënë edhe disa vite më parë se ka ngjashmëri dhe tij dhe Pele.

Braziliani është një shembull i mirë për t’u ndjekur, ai ka luajtur në 4 Botërorë, nga të cilat 3 i ka fituar. Kylian është 22 vjeç, ka luajtur një Botëror dhe e ka fituar atë. Kombëtarja e Francës është e rë dhe ka gjithçka për të tentuar sërish triumfin në Katar 2022“, deklaron Wenger.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu